Sela: Të bashkohet opozita shqiptare


Lideri i Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela pas takimit me kryetarin e sapoemëruar të Lëvizjes Besa krahut të Shkupit, Afrim Gashi u shpreh neutral se cilin politikan e sheh si kryetar të Lëvizjes Besa. Sela po ashtu paralajmëroi se është i mundshëm organizim më i gjërë i opozitës shqiptare me qëllim të bashkimit të saj për të inicuar ndryshime në politikbërjen e shtetit.

“Ta keni te qartë tërë opnioni, ne nuk përcaktojmë kryetarin e lëvizjes Besa këtë e bënë anëtarësia. Ne e kemi thënë edhe më herët, ne do të jemi neutral. Do të vazhdojmë të punojmë në atë drejtim qe krahët e Lëvizjes Besa të gjejnë mënyrë të bashkëpunojnë mes vete.
Ne do te kemi bashkepunim edhe me Afrim Gashin edhe me Bilall Kasamin, qe te jemi pjese e nje koalicioni per te percjell ndryshime ne shoqerin shqiptare”, tha Sela.