Sela takohet me familjarët e Feta Halimit, ja fotografia! (Foto)

Lideri i ASH-së, Ziadin Sela është takuar me familjarët e Feta Halimit, kumanovarit që ia shpëtoi jetën më 27 prill, por që tani gjendet në burg. Fotografinë e ka postuar në facebook djali i Fetahut, Burim Halimi, shkruan Gazeta Lajm.

“E drejta ndoshta vonon por kurr nuk harron! Me Familjen e Feta Alimi”, ka shkruar Sela në Facebook.

Sela onte në ClickPlus tha se mosveprimi i Ministrit të Brendshëm dhe zëvendësi i Çavkovit, Besir Dehari janë shpërbly për 27 Prillin, njëri sërish u emërua Zv.Ministër i Brendshëm.
“Me keqardhje e them këtu pasi u burgos një njeri i cili të vetmin faj që ka bërë është që ka shpëtuar Ziadin Selën. Unë nuk shoh diçka tjetër. Akuza që ngrihet për Fetahin është për mos veprim. Kush veproi në atë mbërmje, që tani është shpërblyer, vepro Dehari zv/ i Çavkovit, askush nuk veproi, çfar faji paska pra Fetahi ” u shpreh Sela.