Sela sot del përballë atyre që deshën ta vrisnin në Kuvend


Në Gjykatën Penale, sot duhet të dëshmojë kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, për tentim vrasjen e tij në dhunën e Kuvendit më 27 prill të vitit të kaluar.

Ai sot në seancë do të përballet me dhjetëra të akuzuar për tentim vrasje të tij. Sela është dëshmitari i tretë i cili si i dëmtuar është paraqitur në gjykatë.

Në seancën e kaluar, Sela deklaroi se kërkon më së paku 500 mijë euro dëmshpërblim për sulmin ndaj tij. Avokati i tij, Abedin Abduli, tha se në këtë shumë janë përfshirë harxhimet për mjekim dhe dhimbjet fizike, dëmtimet në tru, frika e shkaktuar si dhe cënimi i identitetit personal.