Sela porosit Zaevin: Kështu nuk ndërtohet Maqedonia e përbashkët!


Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i dërgoi porosi kryeministrit Zoran Zaev që Maqedonia e përbashkët apo e të gjithëve, siç thoshte ai, nuk është e vërtetë bazuar në faktin se Gostivari për inate politike të koalicionit LSDM-BDI, është përjashtuar nga buxheti qeveritar, raporton Televizioni SHENJA.

Sela sot ishte mysafir i kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravarit. Qëllimi i takimit të tyre siç njoftoi Sela ishte shkëmbimi i përvojave si ish kryetar i Komunës së Strugës si dhe dëgjimi i halleve që kanë gostivarasit. Ata bënë të ditur se takime do të zhvillojnë edhe në dy komunat e tjera të Aleancës së Shqiptarëve, siç janë Vrapçishta dhe Bogovina. /SHENJA/