Sela: Nuk jam nacionalist, jam i drejtë


Kryetari i ASH-së, Zijadin Sela, i ftuar në Alsat rreth temës për zgjedhjet presidenciale tha se ai nuk është nacionalist ashtu si e akuzojnë të tjerët, qoftë nga partitë maqedonase, qoftë nga ato shqiptare. Ai tha se nuk mund të jesh nacionalist duke kërkuar të drejtat e tua, sepse ato janë të drejta kushtetuese dhe nuk ka vend për nacionalizma.

,,Nuk mund ta quash nacionalist Zijadin Selën, apo dikë tjetër, edhe shqiptarët në përgjithësi, të cilët mundohen që nga 4 për qind të shkruara në buxhet, projekte dhe investime kapitale, ndërkohë që u takon dhe e mbushin buxhetin me më shumë se 50 për qind. Atëherë çfarë nacionalistësh qenkemi ne? Nëse unë jam nacionalist deh kërkoj që Struga, Tetova, Gostivari, Kumanova, Shkupi edhe në adresat që i kanë rrugët dhe në gjithçka të reflektoj identitetin etnik që kanë këto qytete, unë nuk jam nacionalist, përkundrazi janë ato të tjerët që mundohen të ma veshin mua se jam nacionalist”, tha Sela.