Sela nga Kumanova: Vota “PËR” më 30 shtator, siguron ardhmërinë e fëmijëve tanë


Lideri i Aleancës për Shqiptarët mbrëmë para banorëve të Kumanovës dhe Likovës theksoi nevojën për daljen në Referendum më 30 shtator. Ai tha se patjetër si shqiptarë të mobilizohemi e të japim përkrahjen maksimale për antarsimin e vendit në NATO dhe BE.

“Vota më 30 Shtator, është vota pro ardhmërisë së fëmijëve tuaj këtu, në tokat e tyre, në shtëpitë e tyre. Në qoftë se kemi ndonjë dilemë se ku mbrohet dhe kush duhet ta mbroj shqiptarinë, dhe ku është, ajo është tek ju, është në shtëpit e juaja, është te fëmijët tuaj mbi gjitha. Në emër të këtij parimi, më 30 Shtator, patjetër se duhet të mobilizohemi e të tregojmë se aletët e vërtetë, perëndimorët e vërtetë, njerëzit që me të vërtetë janë të orientuar drejt perëndimit, drejt NATO-së dhe BE-së, jemi ne, jemi shqiPtarët të cilët jetojmë në Republikën e Maqedonisë, dhe se kështu do të jetë cdoherë”, tha Ziadin Sela, kryetar i ASH-së.