Sela: “Maqedonia e Ilindenit” është goditje e fuqishme mbi karakterin laik të shtetit


Integrimi i Maqedonisë në BE dhe NATO është përcaktim i pa kompromis strategjik dhe politik i Aleancës për Shqiptarët. Ky ishte përfundimi që doli pas mbledhjes së kryesisë qendrore të ASH-së ku edhe u morr vendimi për propozimin më të ri për emrin ‘Republika Ilindenska Makedonija’, transmeton MEDIAL.

‘Aleanca për Shqiptarët është kundër tendencës për sllavizmin e emrit të ri të shtetit. Lidhur me informatat të dala në opinion për propozimin e ri të emrit, ASH vlerëson se ky propozim është një goditje e fuqishme mbi karakterin laik të shtetit si një nga themelet bazë për një demokraci liberale’, thuhet në kumtesën e Aleacës për Shqiptarët.

Nga ASH kujtojnë kryeministrin Zoran Zaev se ‘ Shqiptarët në këtë proces të rëndësishëm politik nuk mund të përfaqësohen nga dikush që tashmë disa herë është de legjitimuar nga votuesit shqiptar gjatë disa zgjedhjeve të mbajtura në vend’, qëndron në vendimin e Aleancës për Shqiptarët.