Sela: Loja e ndytë e Zaevit me opozitën shqiptare, goditje ndaj sovranitetit të popullit shqiptar!


Në një postim në profilin e e tij në facebook ka reaguar Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, me lojrat e fundit të liderit te LSDM dhe Kryeministrit te vendit z. Zoran Zaev i cili po mo mundohet të “luajë” me disa parti opozitare shqiptare, duke i mbajtur peng rreth përfshirjes së tyre në Qeveri të udhëhequr nga LSDM-BDI. Ai me tej ka shtuar:

“Te demokracitë opozita është një organ i sovranitetit të popullit, po aq vital, sa edhe qeveria. Të shtypësh opozitën do tê thotë të shtypësh sovranitetin e popullit. Kaq do të thoja hë për hë për lojën e ndytë politike, disamujorshe, të kryeministrit Zaev. Josh dhe nuk zgjedh! Është vazhdim i planit të nisur(që në kohën e aferës së përgjimeve) për degradim të figurës së politikanit shqiptar, që dorën në zemër aspak s’është e vështire, me çka ka në to. Tani që përballet me humbjen e besimit te elektorati shqiptar, zhvillon përmasat e planit të tij e që është degradim dhe poshtrim i politikberjes shqiptare( dhe jo vetëm) duke i joshur e në të njëjtën kohë duke i edukuar që të kenë kujdes çfar flasin në opinion, ndryshe nuk do e gjejnë veten pjesë të qeverisë. Me të drejtë shqiptarët ndjejnë neveri nga ky poshtrim që atyre iu bëhet nëpermjet perfaqsuesve të tyre të zgjedhur.
Plani është i qartë, të shtypet opozita shqiptare dhe bashkë me të sovraniteti dhe integriteti i shqiptarëve në Maqedoni. Jo, nuk kalon. Ka opozitë, jemi ne bashkë me opozitaret e vërtetë-shqiptarët…” u shpreh lideri i partisë më të madhe opozitare Ziadin Sela