Sela: Ligji i gjuhëve e bën më të barabartë Maqedoninë


Deputeti dhe lideri i Aleancës për shqiptarët Ziadin Sela ka komentuar aktin e miratimit të ligjit të gjuhëve sot në Kuvend.

“Ligji për gjuhët është ligj që pasuron Maqedoninë, e bën më të drejtë, më të barabartë, qytetarët i bën më gjithëpërfshirës dhe bëj apel që gjithë subjektet politike të përkrahin këtë ligj. Shfrytëzoj rastin paraprakisht të falënderoj të gjithë në gjuhën shqipe të gjithë deputetët që do e votojnë…”, ka thënë Sela, njofton Medial.mk.

“Ne nuk jemi pjesë e qeverisë dhe jam deklaruar më herët që do shkëpusim gjitha lidhjet me qeverinë, sepse derisa qytetarët janë të varur nga politikat e qeverisë ne si subjekt politik opozitar patjetër do të kemi komunikim me qeverinë më tepër për ta drejtuar qeverinë në vijë të drejtë”, ka thënë Sela.