Sela: Incizimet dëshmojnë se e votuam Ligjin për Gjuhët, të ndalet propaganda e Ali Ahmetit

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka mbajtur një konferencë për gazetarë, ku ka mohuar kategorikisht spekulimet se nuk ka votuar Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, raporton Televizioni SHENJA.

“Kam bërë kërkesë në shërbimet e Kuvendit që të na japin incizimet ku shihet se kemi votuar. Ju gazetarët duhet ta hulumtoni dhe ta vërtetoni. E rëndësishme që u votua një ligj pëpr avancimin e gjuhës shqipe në kuadër të asaj që e lejon Kushtetura. Nuk duhet lejuar që liderë të tipit të Ali Ahmetit, i cili përpiqet të kompensojë faktin që me vite kërkoi një kryetar shqiptar të Kuvendit, por ditën që u votua Ahmeti nuk ishte i pranishëm. Ai nuk duhet ta aktivizojë makinerinë e tij propaganduese. Ai është i vetmi lider që e ka vonuar këtë ligj. Ka ligj duhej të votohej në vitin 2014”, ka deklaraur ndër të tjera Ahmeti. /SHENJA/