Sela fton gjithë aktivistët e ASH-së të dalin në protestën e nesërme


Kreu i ASH-së, Ziadin Sela përmes një statusi në Facebook ka ftuar gjithë aktivistët e partisë së tij që nesër të dalin në protestën për Almirin e vogël.

Ai shkruan se ASH e mbështetë pa rezervë këtë protestë dhe janë të indinjuar thellë nga vendimi i Prokurorisë Publike për ta rikualifikuar lëndën.

Më poshtë e keni statusin e plotë të kreut të ASH-së, Ziadin Sela:

Jemi të dëshpëruar dhe të indinjuar thellë nga vendimi i Prokurorisë publike për rikualifikim e veprës së Almirit nga Vrasja me paramendim në Aksident Komunikacioni. Ky shtrëmbim i drejtësisë jo vetëm që ngulfat shpresën e reformimit të sistemit të drejtësisë, po na bën të kuptojmë se gjykatat dhe prokuroria është ende selektive, e pa drejtë dhe politike.
Aleanca për Shqiptarët po i bën të gjitha përpjekjet politike, që ky rast të ketë epilog te drejtë gjyqësor dhe vrasësi sa më shpejt të marrë verdiktin e merituar.
Aleanca për shqiptarët mbështet pa rezervë protestën “Drejtësi për Almirin” dhe njëkohësisht FTON aktivistët por edhe gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e një proteste të qetë dhe të qytetëruar duke ngritur zërin ndaj padrejtësisë së Almirit.