Sela: E keqja më e madhë e Zoran Zaevit


Lideri i ASH-së, Ziadin Sela është shprehur se, gabimi më i madh i LSDM-së nuk ishte se në zgjedhje dha ca vota dhe bëri disa kryetar komunash, duke thyer verdiktin e shumicës shqiptare, njofton agjencia e lajmeve INA.

“Nuk është kjo e keqja më e madhe. E keqja më e madhe është që pamundësoi që brenda shoqerisë shqiptarë të vijë demokracia dhe ne demokracinë e kuptojmë si ndryshim. Ne kemi përkrahur reformën, i nderuar kryeministër nuk kemi përkrahur rikualifikimin e lëndës së Almirit dhe nuk do të përkrahim gjykatës të cilët vazhdojnë të veprojnë brenda sistemit tëndë të krijuar.

Nuk mjafton vetëm të thuhet se do ti ndalim proceset politike, nuk mjafton të lirohehn nga burgjet vetëm këto që janë pjesë e proceseve të montuara gjyqësore e politike, nëqoftë se gjithsecili që ka organizuar këto procese nuk përfundon në burgë, këto procese politike do të riciklohen dhe përsëri do të ju ndodhin shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë”, theksoi Ziadin Sela.