Sela e ka humbur “betejën” politike, u tregua “lojtar” i dobët në politik


Pas largimit të Alencës për Shqiptarët (ASH), nga koalicioni qeveritar dhe me veprimet e fundit të kreut të kësaj partie Ziadin Sela, i cili po vazhdon avazin e paraqijes së tij të një politikan “destruktiv”, në opinion po qarkullojnë vlerësime se Sela e ka humbur betejën politike dhe se është treguar lojatar i dobët në politik, shkruan Zhurnal.

“Arena e vetme e partive politike për të fituar ose humbur betejat janë zgjedhjet ku vota përcakton se cili do të jetë fitues i kësaj beteje dhe kush do ta çojë deri në fund betejën pavarësisht se zhvillohen ngjarjet. Une mendoj se lideri i ASH, Ziadin Sela për momentin e ka humbur betejën politike për shumë arsye. Mospjesëmarrja në betejë faktikisht dëshmon faktin se ai, jo vetëm që e ke humbur betejën, por as që mund të futet në betejë për të garuar më të tjerët. Një lider që nuk është në betejën politike e ka shumë të vështirë që të futet në të dhe të kthejë ushtarët e tij. Votuesit gjithmonë mbështesin një subject politik me të vetmin qëllim që të futet në pushtet prej ku mund të nxjerrin të paktën ato plane dhe programe që kanë pasur për qëllim që ti realizojnë”, thotë për Zhurnal, Berat Azizi, analist.

Sipas tij, nga jashtë nuk mund të realizosh asnjë premtim dhe dalë ngadalë i humbasish edhe ato mbështetësit që i ke.

“Në anën tjetër sipas mendimit tim Sela është treguar një lojtar i dobët për vetë faktin se nga një lojtar kyç i qeverisë ai u shndërua në një lojtar që nuk kishte vend as në bankën e rezervave. Ai është dashur të tregohet shumë më i fortë dhe më fleksibil sepse në politikë vetëm kështu mund të trimfosh. Vijat e kuqe në politikë nuk kanë funksionuar as te shtetet më të fuqishme e mos të flasim për vendin tonë ku vijat e kuqe janë formale”, thekson Azizi.

Çdo dështim, shton mëtej Azizi, tashmë i ngarkohet kryetarit Ziadin Sela, dhe dështimi i tij nisi me humbjen në zgjedhjet lokale, dështimi për të krijuar një bllok opozitar dhe këmbëngluja që ministër i shëndetësisë të jetë vetëm kandidati i propozuar nga ai.

“Të lëshosh kolltukun e pushtetit qendror ku zhvillohet politike e shtetit dhe e gjithë qytetarëve për një pushtet local ku kontaktet me qytetarët janë vetëm për problem lokale dhe kontaktet me ndërkombëtaret janë inekzistente është një gabim politik i pariparueshëm. Zëri i një lideri më i zhurmshëm është në parlament se san ë pushtet local dhe këtë më së miri e dinte Ziadin Sela por nuk ariti ta dergojë deri në fund”, vlerëson për Zhurnal, Berat Azizi, analist.