Sela dhe Gashi: Ne e votuam ligjin e gjuhëve, thonë se Ali Ahmeti është lider i frustruar, ja pse


Sela dhe Gashi thonë se e kanë votuar ligjin për gjuhët edhe me votimin e rregullt.

Në një deklaratë për Almakos, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka thënë se Ali Ahmeti dëshiron të dal si i vetmi lider që solli ligjin për gjuhët.

“Keni dy monitor në Kuvend ku mund të shihni kur votojnë deputetët. Këto që shkruhen tani a votoi apo jo Ziadin Sela ligjin për gjuhët, janë frustracione të Ali Ahmetit, sepse ai dëshiron që të dalë si i vetmi lider që e ka sjellë ligjin për përdorimin e gjuhëve” – tha për Alamkos kryëtari i ASH, Ziadin Sela.

Të njetjën gjë e ka pohuar edhe kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, i cili ka thënë për Almakos, se të gjithë pesë deputetë e BESËS e kanë votuar këtë ligj, dhe se nuk ka patur asnjë problem gjatë votimit, por se evidentimi i tekstit elektronik nuk është problemi i tij, por i shërbimeve të Kuvendit. / Almakos