Sela dhe Aleanca bëjnë “shqiponjën” në përkrahje të Xhakës dhe Shaqirit

Ditëve të fundit në opnionin botëror u komentua gjesti i futbollistëve shqiptar në kombëtaren zvicerane, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. Federata e Futbollit të Serbisë reagoi zyrtarisht duke vlerësuar atë gjest si provokim mirëpo pas disa ditëve hetim FIFA vendosi mos ti dënoj me dy ndeshje Xhakën dhe Shaqirin.
Në rrjetet sociale është publikuar fotografi në të cilën vërehet kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela dhe kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari si me duar bëjnë shqiponjën, ndërsa siç mëson “Nezavisen Vesnik” fotografia është e vjetër disa muaj por është publikuar tani dhe simbolizon përkrahjen për futbollistët shqiptar të kombëtares zvicerane.