Sela: BDI-ja duhet të ketë një zv/kryeministër për blerjen e byrekut në Qeveri


Për 15 minuta ka përfunduar takimi mes kryetarit të Aleancës për Shqiptarët dhe kryeministrit Zoran Zaev. Në deklaratën e tij pas përfundimit të takimit, Sela nuk ka pasur qëndrim të prerë nëse Aleanca mbetet në qeveri, ose jo. Mirëpo ai ka theksuar se nuk do të lejojë që të nënçmohet pozita e kësaj partie, shkruan Gazeta Lajm.

Duke komentuar reagimet e përfaqësuesve të BDI-së lidhur me pozicionin e Aleancës, Sela tha se “I ka propozuar kryeministrit Zaev të caktojë një zv/kryeministër për blerjen e burekut” duke shtuar se ky resor duhet t’i takojë BDI-së.e