Sela: Ali Ahmeti nuk ishte në shtëpinë time dhe kam refuzuar shuma larta nga regjimi i kaluar


Në emisionin “Click Plus” që transmetohet në TV21 lideri i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela mohoi deklaratën se kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka vizituar atë në shtëpin e tij pas lëndimeve serioze që pësoi më 27 prill dhe “të enjtes së përgjakshme” në Kuvendin e Maqedonisë.
Mes tjerash Sela tha se ai ka refuzuar shuma të majme financiare me qëllim që të përkrah vazhdimin e regjimit të Nikolla Gruevskit, pa saktësuar se kush me emër dhe mbiemër ia ka propozuar atë shumë.