Sela: 9 Maji Dita e Evropës por edhe përvjetori i rastit të Kumanovës


Me rastin e 68 Vjetorit të themelimit të BE dhe ditën së Bashkimit Europian, 9 Majin, Kryetari i Aleancës për Shqiptarët z. Ziadin Sela dërgoi telegram urimi Ambasadorit të BE në Shkup z. Samuel Zhbogar.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, sot më 9 Maj, me rastin e Ditës së Bashkimit Evropian dhe 68 vjetorin e themelimit të BE ka uruar Ambasadorin e BE z. Samuel Zhbogar.

Kryetari Sela, fillimisht ka falenderuar Ambasadorin Zhbogar, për angazhimin e tij personal dhe të Bashkimit Evropian në përgjithsi për përpjekjet e vazhdueshme në demokratizimin e Maqedonisë si dhe ndihmesës së madhe që Maqedonia sa më shpejt të integrohet në BE.
Z. Sela ka vlerësuar se Idea e Robert Shumanit i cili është ideator i Bashkimit Evropian, që filloi me Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe celikut dhe se ide përfundoj me pajtimin e Francës dhe Gjermanisë dhe krijimin e BE, duhet kjo ide ti shërbej Maqedonisë, për situatën në Maqedoni , ku mungon respekti dhe mirëkuptimi i ndërsjellë politik mes dy komuniteteteve më të mëdha mes maqedonasve dhe shqiptarëve ku këto të fundit vazhdojnë të ndihen të diskriminuar politikisht dhe ekonomikisht nga shtetit, duke nënvizuar rastet e montuara politike, gjyqësore sic është rasti i fundit i Almirit të vogël, ku drejtësia, ishtë serisht selektive dhe diskriminuese.

Kryetari i ASH, ka përkujtuar Ambasadorin Zhbogar, se në Maqedoni 9, Maji në Maqedoni nuk është vetëm Dita e Europës , po gjithashtu edhe përvjetori i tretë i rastit të Kumanovës , një tragjedi politike, ku u vranë shumë njerëz, u burgosën shumë shqiptar me burg të përjetshëm, u shkatrua prona, të gjitha këto në kohën e VMRO-BDI, dhe qytetarët ngelën të pa informuar se si dhe pse ndodhi ajo luftë.
Kryetari i ASH, kërkoi nga Ambasadori Zhbogar dhe BE të ndihmojnë në inicimin e një hetimi ndërkombëtar për rastin e Kumanovës duke i zbuluar porositësit dhe aktorët e vërtetë që inskenuan atë luftë pikërisht në kohën kur dolën përgjimet e “bombave” të Opozitës, ku po akuzoheshin politikan të pushtetit të kaluar të cilët ishin të inkriminuar në krim të organizuar dhe korrupcion.