Seancë për “Sopotin” në Gjykatën penale


Në Gjykatën penale për sot është caktuar seancë për rastin “Sopoti”. Ky rast është prej vitit 2003, kur dy ushtarë polakë dhe një shtetas i Maqedonisë e humbën jetën pasi që automjeti i terrenit shkeli në një minë në rrugën lokale Sushevë – Sopot.

Në këtë rast dhjetë persona u dënuan për terrorizëm. Ata ngarkohen se kanë vendosur mjetin shpërthyes në rrugën lokale Sushevë – Sopot,

Në seancën e kaluar u dëgjua njëri nga dëshmitarët për rastin “Sopoti”. Ai, nuk e ndryshoi dëshminë që e ka dhënë në hetim.

Avokati Vullnet Paçuku, pas seancës, deklaroi se dëshmitari kyç i senacës në hollësi ka spjeguar se si ka ndodhur dhe se ai nuk mund të jetë as i akuzuar, as dëshmitar, por vetëm viktimë e kësaj ngjarje.

Prokuroria themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit në korrik të vitit të kaluar ia dha lëndën “Sopoti” PSP-së, pasi që në opinion u publikuan biseda të funksionarëve qeveritarë lidhur me këtë rast.

Lënda “Sopoti” me orarin e ri të gjykatësve në Gjykatën penale i është ndarë gjykatësit Vlladimir Tufegxhiq.