Seancë gjyqësore për rastin “Target-Fortesa”


Në Gjykatën Penale në Shkup, sot duhet të mbahet seancë e re për rastin “Target-Fortesa” të PSP-së për përgjimet pa leje.

Në seancën e kaluar fjalën hyrëse e dhanë të akuzuarit të cilët thanë se nuk ndihen fajtorë. Gjykatësja Xheneta Begtoviç i bashkoi lëndët e Goran Grujevskit, Nikolla Boshkovskit, dhe Gordana Jankulloskës, të cilët më herët gjykoheshin në procedurë të ndarë në rastin “Target-Fortesa”, dhe u vendos që që të gjykohen në mungesë Grujovski dhe Boshkovski, për shkak se Gjykata Supreme në Athinë e refuzoi kërkesën e Ministris maqedonase të Drejtësisë.

Hetimi për lëndën “Fortesa” u hap më 19 mars të vitit 2016 ndërsa për lëndën “Target” më 17 nëntor të vitit 2016, për shkak të lidhshmërisë janë bashkuar në një lëndë të vetme, njofton Alsat-M.

Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për ndjekje të komunikimeve në DSK, në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015 në mënyrë ilegale janë përgjuar 4.286 numra telefoni për të cilat nuk ishte dhënë urdhër nga gjykata. Komunikimi është ndjekur para se të lëshohet dhe pas përfundimit të afatit për urdhrat e gjykatës të për ndjekjen e 1 541 numrave telefonike apo në total 5 827 numra. Gjatë asaj periudhe janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë./Gazeta e Pavarur