Seancë gjyqësore për lëndën “Toplik”


Në Gjykatën Penale për sot është caktuar seancë e re gjyqësore për rastin “Toplik” të Prokurorisë Speciale Publike, ku i dyshuari i parë është ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, për shitje të tokës shtetërore për ndërtimin e kompleksit “Qyteti i diellit” në Sopishte.

Në seancat gjyqësore paraprake të PSP-së i lexuan 608-të dëshmitë e materialeve në lidhje me lëndën, ndërsa ishin dëgjuar edhe disa biseda telefonike, të cilat dalin nga ndjekja e komunikimeve.

Sipas akuzës së PSP-së, i dyshuari i parë Janakieski, si person udhëheqës në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike ka përbërë Komision për oferta publike të cilit i ka ofruar të zgjedhë ofrues për blerje dhe dispozicion me tokën shtetërore për ndërtimin e kompleksit elit “Qyteti i diellit” në Sopishte, edhe pse firma nuk i ka plotësuar kushtet për atë.

Nga dëshmitë, sipas PSP-së, del se për shkak të ndërprerjes së marrëveshjes me faj të Ministrisë, është obliguar në vlerë prej një milion euro t’i paguajë borxhin dhe interesin e vonuar personit juridik “San siti”.

Sipas akuzës Janakieski dhe pesë të akuzuarit tjerë e kanë dëmtuar Buxhetin shtetëror për 64.206.839 denarë përkatësisht për një milion e 44.000 euro./Gazeta e Pavarur