Seancë gjyqësore pa Gruevskin

Në Gjykatën Penale në Shkup për sot është caktuar seancë e re për rastin “Titanik” të Prokurorisë Publike Speciale, ku në mesin e të akuzuarve është edhe ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, i cili është në arrati në Hungari ku ka kërkuar azil politik.

Mbajtja e seancës së sotme është e pasigurt pasi Gruevski për disa ditë nuk është i kapshëm për policinë, ndërsa nga e hëna pasdite ai kërkohet me urdhërarrestim për vuajtjen e dënimit me burg prej dy vitesh për rastin “Titanik”.

Në “Titanik” për bashkëpunim kriminel dhe parregullsi zgjedhore përveç ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, të akuzuar janë më shumë persona, në mesin e të cilëve edhe ish-ministrat Mile Janakievski dhe Gordana Jankulloska.

Rasti ndodhet në procedurë dëshmuese dhe në seancën e kaluar janë dëgjuar rreth 70 audio incizime të propozuara nga Prokuroria. Për rastin “Titanik” PPS i ka propozuar njëmijë bomba, ndërsa në seancat e deritanishme janë dëgjuar mbi 800 biseda./Gazeta e Pavarur