Seancë e re gjyqësore për rastin e 27 prillit


Gjykimi për ndodhitë në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar vazhdon sot me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja.

Mbrojtja e Mitko Çavkovit propozoi dy dëshmitarë, për Dushko Llazarov tre persona dhe Goran Gjoeshevski dy dëshmitarë, ku njëri ndër tyre është Trahko Veljanovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dëshmitarë shtesë të propozuar nga mbrojtja janë edhe të akuzuarit Bogdan Ilievski me pesë dëshmitarë, Boris Damovski dhe Janke Çento nga një dëshmitarë, si dhe Abdylfeta Alimi i cili porpozon deputetin Ziadin Sela.

Në seancën e kaluar u mbrojt i akuzuari Aleksandar Vasilevski “Ninxha”, ndërsa me propozimin e tij janë dëgjuar dëshmitarët Dejan Dimovski ‘Bokser”, Vekle Petrushevski dhe Bllagoja Vasilevski. Në gjykatë u dëgjua edhe ish-drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanosovski.

Procesin gjyqësor e udhëheq Dobrilla Kacarska, ndërsa aktakuzën e përfaqëson Villma Ruskovska dhe Ivana Trajçevska.

Ndryshe, për ngjarjet në Kuvend të akuzuar janë 33 persona, prej të cilëve 31 për veprën “rrezikim terrorist të rendit kushtetues” dhe dy të tjerë për veprën “nxitje”.

Sot do të ketë seancë të re për vrasjen e pesëfishte te Liqeni i Smilkovës më 12 prill të vitit 2012 do të mbahet sot në Gjykatën Penale, ndërsa do të pyeten mjekët e mjekësisë ligjore.

Familjet e viktimave dhe peshkatarit njoftuan se nuk do të marrin pjesë në seancën e sotme, për shkak se ajo është shumë e rëndë për to dhe nuk do të mund t’i ndjekin dëshmitë.

Në seancën e kaluar dëshmuan ekspertë nga MPB-ja, që kanë kryer analiza dhe hetime të materialit të lëndës.

Për vrasjen e pesëfishtë te liqeni i Smilkovës, ku u vranë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Ezim dhe Haki Aziri dhe Sami Luta. Gjykata e Lartë vjet në dhjetor i anuloi vendimet dhe rastin e ndërmori PSP-ja.

Sot, deputetja e VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova është parë pranë PSP. Burime të Alsat bëjnë të ditur se Rangellova në PSP ka dorëzuar kërkesë për vërtetim se ndaj saj nuk ka akuza penale.

Kjo sipas burimeve bëhet me qëllim që Rangellova të shfrytëzojë të drejtën e veturave me lizing por edhe marrjen e kredive.