Seancë e re gjyqësore për rastin e 27 prillit

Në Gjykatën Penale Shkupi 1 vazhdon gjykimi për ndodhitë në Kuvend më 27 prill vitit të kaluar.

Rasti ndodhet në procedurë dëshmuese dhe për seancën e sotme është paraparë të vazhdohet me leximin e mesazheve dhe komunikimin viber nga telefonat mobil të të akuzuarve.

Para se të fillojë seanca e djeshme, gjyqtarja Dobrilla Kacarska konfirmoi se mbrojtja ka tërhequr një pjesë të dëshmive.

“Që kur mbrojtja e tërhoqi një pjesë të dëshmive të propozuara, atëherë për seancën e 26 nëntorit mund të thirren dy dëshmitarët të propozuar nga mbrojtja e Mukovskit, dhe më pastaj të mbarojmë edhe me mbrojtjen e Vasilevskit, Arnaudovit dhe Traçullovskit”, tha Kacarska.

Për ngjarjet e 27 prillit të akuzuar janë 33 persona, prej të cilëve 31 për veprën “terrorizëm” dhe dy të tjerë për veprën “nxitje”.