Seancë e re gjyqësore për rastin e 27 prillin


Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të vazhdojë gjykimi për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë.

Në seancën e fundit u lexuan SMS-të e celularëve nga ku jepeshin porositë.

Në e seancën e kaluar ishin të pranishëm 32 të akuzuarit, përveç Sasho Markovski, për të cilin për shkak të gjendjes së tij shëndetësore procedura është ndarë më vete.

Procesin e gjykimit e udhëheq Dobrilla Kacarska, ndërsa përfaqësuese të aktakuzës janë Vilma Ruskovska dhe Ivana Trajçevska.

Për ngjarjet e 27 prillit të akuzuar janë 33 persona, mesin e të cilëve edhe deputetë dhe të punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme.