Seancë e përbashkët e qeverive të Maqedonisë dhe të Shqipërisë më 15 dhjetor në Pogradec


Qeveritë e Republikës së Maqedonisë dhe të Republikës së Shqipërisë do të mbajnë seancë të përbashkët ndërqeveritare më 15 dhjetor në qytetin e Pogradecit.

Në seancë, siç kumtoi shërbimi qeveritar për media, do të bisedohet në shumë tema, me qëllim që të përmirësohet aktiviteti i përbashkët bilateral dhe dialogu politik për përforcimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat.

Duke i pasur parasysh angazhimet e ndërsjella nga bashkëpunimi rajonal, të orientuar ndaj Bashkimit Evropian, Procesit të Berlinit, qëllimeve të projektuara në Samitin e Kartës së Adriatikut në Trieste dhe krijimi e zonën rajonale ekonomike, në fokus të seancës ndërqeveritare do të jetë avancimi i lidhshmërisë dhe infrastrukturës së ndërsjellë, lehtësimi i këmbimit të mallrave dhe shërbimeve dhe përforcimi i bashkëpunimit në sferën e sigurisë.

Kjo është seanca e parë e përbashkët ndërqeveritare midis qeverive të Maqedonisë dhe të Shqipërisë.