Seanca të reja për lëndët “TNT” dhe “Lëndina”


Në Gjykatën Penale në Shkup sot janë caktuar seanca për lëndët e PSP-së, “Lëndina” dhe TNT”.

Në rastin “Lëndina” të akuzuar janë Dragan Pavloviq- Latas dhe vëllezërit e tij Sërgjan dhe Xvezdan për ndërtim pa lejë.

Sipas PSP-së, të akuzuarit kanë ndërtuar tre shtëpi pushuimi në komunën e Zelenikovës pa lejë përkatëse. Latasi ka ndërtuar shtëpi prej 317 metra katrorë, ndërsa vëllezërit e tij, shtëpi prej 130, apo 104 metra katrorë.

Nga provat e PSP-së, mes tyre edhe incizime satelitore, ekspertiza si dhe dokumenta të tjera këto shtëpi janë nisur për ndërtim në vitin 2011, ndërsa leje për ndërtimin e tyre është marrë në vitin 2013 kur janë përfunduar.

Në gjyq sot është caktuar edhe seancë për lëndën “TNT” për rrënimin e kompleksit banesor- afarist “Kozmos” të biznesmenit Fijat Canoski.

Për lëndën TNT, mes të akuzuarve është edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministri për Transport dhe Lidhje Mile Janakieski si dhe ish kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski. Sipas akuzës së PSP-së, të akuzuarit në vitin 2011 kanë kryer vepër penale nga urrejtja politike me rrënimin e kompleksit “Kozmos” të Fijat Canoskit./Gazeta e Pavarur