Seanca gjyqësore për rastet “Trajektorja” dhe “Tarifa”


Në Gjykatën Penale sot do të mbahen seanca të reja për lëndët e Prokurorisë Speciale Publike “Trajektorja” dhe “Tarifa”.

Seanca e kaluar për lëndën “Trajektorja” u anulua me kërkesë të avokatit e të akuzuarit Nikolla Gruevski i cili kërkoi që të përgatitet për këtë lëndë.

“Në rastin “Trajektorja” përveç Nikolla Gruevskit akuzohen edhe Mile Janakiseski, Vlladimir Peshevski dhe Lupço Georgievski.

Seancë e re gjyqësore do të zhvillohet edhe për rastin e PSP-së “Tarifa” ku akuzohet ish-drejtori i përgjithshëm i ELEM-it, Bojan Boshkovski dhe dy persona të tjerë.