Seanca e radhës për dhunën ndaj Selës më 16 prill


Gjykimi për të akuzuarit për dhunën ndaj deputetit Ziadin Sela, që ndodhi më 27 prill në Kuvendin e Maqedonisë, do të vazhdojë më 16 prill.

Në seancën e sotme që zgjati gjashtë orë, u dëgjuan tre dëshmitarë edhe atë: kryetari i Kuvendit Talat Xhaaferi, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski dhe deputeti i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas përfundimit të seancës, Kiracovski tha se 27 prilli do të mbetet si datë e zezë që nga pavarësimi i Maqedonisë.

Kiracovski tha se një pjesë e të akuzuarve që sot kanë qenë të pranishëm në gjykatë i ka njohur dhe shtoi se ata kanë kryer vepra të rënda për shëndetin e deputetët dhe të tjerëve që kanë qenë të pranishëm në Kuvend më 27 prill.

Në seancën e radhës pritet të dëshmojnë edhe tre dëshmitarë tjerë, mes të cilëve edhe deputeti i LSDM-së Muhamed Zekiri./Telegrafi