Sasoli: Maqedonia e Veriut patjetër të fillojë bisedimet me BE-në

Maqedonia e Veriut duhet dhe patjetër t’i fillojë negociatat për anëtarësim në BE. Vendimi që ajo të mos ndodhë, mund të ndryshohet për disa muaj. Atë periudhë shteti duhet ta shfrytëzojë dhe të fillojë edhe me reforma tjera dhe të mos lejojë procesi reformues të ndalet, ka porositur presidenti i Parlamentit Evropian, David Sasoli i cili qëndron për vizitë zyrtare në vend.

“Ai vendim nuk është dështim ose disfatë, por një lloj ngecje. Ne jemi më të fuqishëm pasi që në anën tonë janë të gjitha institucionet evropiane, të cilët janë të bindur se Maqedonia e Veriut patjetër dhe duhet të fillojë procesin e negociatave për anëtarësim në BE pasi me të sundojnë gjitha karakteristikat dhe gjitha kushtet që ajo të ndodhë”, ka thënë Sasoli në pres konferencën e përbashkët me kryeministrin Zoran Zaev.

Ai ka thënë se disa vende fillojnë të shqyrtojnë qëndrimet e tyre dhe pozicionet lidhur me këtë çështje, që siç tha, “është mjaft pozitive”.

“Ne kishim besim në fillim të negociatave paraqasëse në kuadër të Këshillit të fundit, por presim që për disa muaj të ndryshojë vendimi. Kjo do t’u mundësojë institucioneve të fillojnë me reforma tjera, të mos ndalet procesi. Ne në horizontin tonë kemi të ardhme të përbashkët. Ne kemi horizont të përbashkët”, ka thënë Sasoli.

Për atë se sa është e madhe mbështetje e Sasolit dhe e PE-së për vendin, siç tha Zaev flet fakti se Maqedonia e Veriut është vendi i parë që e viziton presidenti i sapozgjedhur i Shtëpisë evropiane të demokracisë.

“Kjo vizitë është rast i shkëlqyeshëm të shprehim mirënjohje deri te Parlamenti Evropian, deri te gjithë eurodeputetët të cilët kanë votuar Rezolutën me të cilën ftohen anëtarët e BE-së të fillojnë bisedime me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, pasi ai vendim nuk është miratuar në sesionin e tetorit në Këshillin Evropian dhe në samitin e liderëve të shteteve anëtare të BE-së”, ka thënë Zaev.

Ka shtuar se nuk është lehtë të vazhdohet pa presione strukturore dhe sistematike që do t’i sjellin negociatat paraqësëse, por siç shton Zaev, “ne themi se nuk ka alternativë”.

“Patjetër të vazhdojmë edhe më fortë me reformat se në vend sundon e drejta, se kemi argumente të fuqishme për avancimin e ekonomisë. Ato reforma na nevojiten për shkak neve në shtëpi”, ka thënë kryeministri.

Përballemi me siç tha sfida të reja dhe do të dëshmojmë se të gjitha rezultatet e arritura janë të qëndrueshme dhe të pakthyeshme.

“Do të dëshmojmë se nuk ka tërheqje nga kahet tona strategjike drejt BE-së dhe NATO-s. Do të përballemi me kritikat e shumëpritura dhe presion anti-BE-së dhe forcave retrograde dhe do t’i mposhtim. Kemi forcë të mjaftueshme të brendshme për reforma të mëtejme, luftë kundër korrupsionit dhe sundimit të së drejtës. Ato do të jenë rezultatet tona dhe argumenti se vendi jonë është në BE. Ne besojmë në vlerat e BE-së dhe jemi të bindur se shansi i ri për vendin do të hapet së shpejti”, ka thënë Zaev.

Presidenti i Parlamentit Evropian, Sasoli në vend është në vizitë tek kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Sasoli nesër do të ketë paraqitje në seancë plenare para deputetëve të Kuvendit.