Sasho Mijallkov nuk ndihet fajtor për rastin “Thesari“


Të pandehurit Sasho Mijallkov, Nebojsha Stajkoviq dhe Toni Jakimovski në seancën e sotme në Gjykatën Penale për rastin “Arka” tha se e kanë kuptuar akuzën, por se nuk ndjehen fajtorë për lëndën.

Në këtë rast akuzohet edhe ish-shefi i Drejtorisë së pestë në MPB, Goran Grujevski, për të cilin Gjykata sot vendosur që të gjykohet në mungesë.

Prokurori i PSP, Artan Ajro në fjalimin hyrës tha se “jemi dëshmitarë në rast kur të pandehurit, sektorin privat e kanë vendosur para atij shtetëror”.

“Do të dëshmojmë se e kanë shfrytëzuar pozitën e tyre dhe kanë realizuar profit për kompaninë “Finsi” në vlerë prej 770 mijë eurove, duke i shkaktuar dëm buxhetit. Do të dëshmojmë se të pandehurit në viti  2010 në emër të MPB-së kanë realizuar kontakit me një firmë në Britani, por edhe krahas kësaj furnizimin e kanë realizuar përmes firmës “Finsipo” me një çmim më të lartë dhe ky ka qenë biznesi i parë i “Finsi”. Edhe pse pajisja e bërë është vjetruar dhe jofunksionale MPB ka nënshkruar marrëveshje për mirëmbajtje dhe servis me “Finsi” SHPKNJP. Gjithë këtë do ta dëshmojmë me dëshmi materiale të grumbulluara nga MPB dhe për të cilat është siguruar deklasifikim”, tha Ajro.

Avokati i Sasho Mijallkob, Lupço Svërgovski në fjalimin hyrës theksoi se akuza bazohet në gjysmëindikacione dhe se mbrojtja nuk do të ketë detyrë të rëndë.

Sipas avokatëve, edhe në dëshmitë materiale edhe verbale parashtrohen teza, të cilat tërësisht shkojnë në dobitë mbrojtjes.

Ajo që është më qenësore, sipas avokatëve është se mungojnë elemente kyçe të veprës penale për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Avokati i të pandehurit Toni Jakimovski tha se ai ngarkohet për kërkim për plotësim të pajisjes dhe për mbajtje të saj, për çka mund ta ngarkojnë edhe nëse e bërë edhe nëse nuk e ka bërë këtë.

Gjykata e pranoi propozimin e PSP që fillimisht të dëgjohen audio bisedimet, e pastaj dëshmitë materiale dhe pastaj dëshmitarët.

Momentalisht në seancë ka filluar të dëgjohen “bisedimet e përgjuara” për rastin “Thesari”.