Sasho Mijallkov mbetet pa sigurimin policor të MPB-së


Ish drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov mbetet pa sigurim policor, konfirmojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga MPB kanë kryer vlerësime të sigurisë dhe kanë konkluduar se Mijallkov nuk ka nevojë për sigurim policor.

Mijallkov ka shoqërim të truprojeve zyrtare nga MPB pas dorëheqjes nga pozita e drejtorit të DSK-së në maj të vitit 2015. Në seancat gjyqësore në të cilat është i akuzuar, Mijallkov paraqitej nën shoqërimin e sigurimit nga anëtarë të Drejtorisë së gjashtë të MPB-së.