Ryshfete dhe favore seksuale, pezullohet konkursi i bukurisë në Venezuelë


Regjistrimet për konkursin e bukurisë “Miss Venezuela” u pezulluan pas akuzave për favore seksuale dhe korrupsion financiar që u publikuan në internet.

Ish-pjesëmarrësit e “Miss Venezuela” në edicione të kaluara kanë akuzuar pjesëmarrës të tjerë për marrjen e parave nga biznesmenë dhe zyrtarë qeveritarë në shkëmbim të favoreve seksuale.

Organizatorët e konkursit kanë njoftuar pezullimin e regjistrimeve për këtë edicion dhe verifikim të brendshëm për pretendimet e bëra publike.

Venezuela, e cila po lufton me nivelet më të larta të hiperinflacionit në botë, ka një popullsi prej vetëm 32 milionë banorësh, por është një nga vendet më të suksesshme në paraqitjet ndërkombëtare të bukurisë.

Vendi ka shtatë “Miss Universe” dhe gjashtë fitues të titullit “Miss World”. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Getty Images