Ruskovska për gazetën “Politika”: Jam e bindur se Gruevski do ta arrijë drejtësinë”


Shefja e Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar  dhe korrupsionit  në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Vilma Ruskovska,  është e bindur se Gruevski “do të arrijë drejtësinë”.

Ajo në intervistën e sotme për gazetën “Politika” të Beogradit thekson se për Gruevskin  nuk është dhënë urdhër-arrest ndërkombëtar sepse kur e ka braktisur shtetin, ende nuk ka qenë në fuqi udhëzimi i tij/urdhëresa për vuajtjen e dënimit me burg.

“Letërnjofitimi i tij nuk ishte marrë sepse   nuk ishte parashikuar në Ligj,  ndërsa  gjithsesi duhet  çdo qytetar të ketë dokumentacion për identifikim personal. I ishte marrë vetëm pasaporta”, tha Ruskovska.

Ajo shton se Gruevski “rregullisht  i ka respektuar” të gjitha  masat parandaluese të cilat ia caktoi gjykata deri në “vetë lëshimin ilegal të shtetit”, si dhe  për atë që deri tani asnjë institucion shtetëror nuk është nën  hetim.

Në intervistë potencon se  në Prokurorinë  me të cilën udhëheq, udhëhiqet procesi  për arratisjen e Gruevskit, i cili ka azil politik në Hungari, dhe thekson se  është “shumë indikative” kjo që Shqipëria  nuk i ka dërguar video-incizime Maqedonisë të cilat,  sipas Ruskovskës mund të jenë ndihmesë e madhe që të konfirmohet se në cilin vendkalim  kufitar  ka hyrë në Shqipëri dhe, në cilin  vendkalim kufitar e ka  braktisur Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Për ne ishte shumë e rëndësishme të na ishin  dorëzuar incizimet “sejf siti”  nga Tirana në periudhën kritike dhe tërë ajo rreth Ambasadës  të Republikës së Hungarisë. Pse nuk u përgjigjën  në kërkesën tonë  për ndihmë juridike ndërkombëtare, nuk e di”, tha Ruskovska.

Sipas saj, nuk ekziston përgjegjësi e Serbisë dhe Malit të Zi, kur bëhet fjalë për arratisje të ish kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski.

Ruskovska e cila sot është për vizitë në Beograd,  ku me  homologun serb dhe rumun do të këmbejnë përvoja për krimin e organizuar në këto vende, në intrervistë për gazetën  deklaroi se ekziston “bashkëpunim i jashtëzakonshëm”, me të gjithë  prokurorët në Serbi.

Në intervistë ajo u ndal në aksionin terrorist të parandaluar të Shtetit Islamik në Maqedoninë e Veriut dhe rajon,  të cilin e zbatoi prokuroria në bashkëpunim me SHBA-në.

“Bëhet fjalë për njerëz të cilët ishin pjesëtarë të Shtetit Islamik  dhe të cilët kanë luftuar në Lindjen e Afërt, si dhe për ndjekësit e tyre. Ky ishte aksion parandalues i policisë. Në këtë moment  bëhet analizë forenzike e lëndëve të marra  në këtë aksion”, thekson Ruskovska  në intervistë për gazetën serbe “Politika”.