Rusia e ka njohur emrin e ri kushtetues– Republika e Maqedonisë së Veriut

Rusia e ka njohur sot shtetin tonë nën emrin e ri kushtetues – Republika e Maqedonisë së Veriut, bëri të ditur sot Ministria e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse.

Në kumtesën e MPJ-së ruse theksohet se më 18 mars në Ambasadën ruse në Shkup është marrë notë nga MPJ-ja jonë me të cilën njoftohet  se emri zyrtar i shtetit është ndryshuar në Republika e Maqedonisë së Veriut.

“Federata ruse e ka njohur atë shtet nën emrin e ri kushtetues – Republika e Maqedonisë së Veriut”, theksohet në kumtesën e MPJ-së ruse.