Eurostat: Bullgaria me pagë më të ulët minimale në BE, Luksemburgu me më të lartë

Rrogë më të ulët minimale prej 261 euro në janar të këtij viti në Bashkimin Evropian ka Bullgaria, pas çka vijojnë Lituania me 400 euro dhe Rumania 408 euro, publikoi sot Eurostat.

Në përgjithësi, paga minimale është më e vogël se 500 euro në vendet e pjesës lindore të BE-së dhe mbi 1.000 euro në vendet nga pjesa veriperëndimore e Unionit.

Udhëheq Luksemburgu me 1.999 euro në muaj, Irlanda me 1.614, Holanda me 1.578, Belgjika me 1.563 euro dhe Gjermania dhe Franca me 1.498 euro.

Vendet e BE-së pa pagë minimale janë Danimarka, Italia, Qiproja, Austria, Finlanda dhe Suedia.

Eurostati potencon se paga më e madhe minimale në BE është pothuaj tetë herë më e madhe se më e vogla