Rritet interesi për fotovalatik, Maqedonia nuk ka kuadro të mjaftueshme që dinë t’i instalojnë


Do të intensifikohet vendosja e sistemeve fotovalatike jo vetëm në industri, por edhe nëpër amvisëri, vlerësojnë ekspertët. Siç thanë sot në konferencën për media të Odës Ekonomike të Maqedonisë, çmimi i kilovatëve apo megavatëve të instaluar nga burimet ripërtërirse aq është ulur sa që këto sisteme sot munden në vazhdimësi të garojnë me burime tjera konvencionale të energjisë.

Megjithatë, për realizim të suksesshëm dhe instalim të sistemeve fotovalatike, nuk kemi kuadro mjaft të trajnuara dhe profesionale. Për shkak të kësaj paralajmëron trajnime të inxhinierëve, teknikëve dhe montuesve.

Sipas kryetarit të Shoqatës së Energjetikës Risto Janevski, investimi i fotovalatikëve tani për tani nuk mund të kthehet për pesë deri gjashtë vjet, por me siguri kjo periudhë edhe më shumë do të zvogëlohet me uljen e çmimeve të sistemeve.

Trajnimet për kuadrot e nevojshme për blerjen dhe instalimin e sistemeve fotovalatike do të bëhet përmes Qendrës për menaxhim të njohurive dhe aftësive e formuar javën e kaluar.