Rritet çmimi i benzinës, ndërsa i naftës mbetet i njëjtë


Prej sonte në mesnatë rritet çmimi i benzinës dhe do të kushtojë për 0,5 denarë më shtrenjtë, ndërsa nafta ngelët e pandryshuar. Një litër EUROSUPER-95 do të kushtojë 62.50 denarë ndërsa një litër  EUROSUPER-98 do të  kushtojë  64,50 denarë.

Çmimet e EURODIZELIT do të ngelin të pandryshuara dhe do të vazhdojë një litër naftë të kushtojë 60 denarë.

Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi sonte nga mesanta dhe do të vlejnë dy javë.