Rriten për 5% pagat në shëndetësi, rritja do të zbatohet me pagesën e shtatorit


Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, dhe kryetari i Sindikatës së Pavarur të Shëndetësisë, Farmacisë dhe Mbrojtjes Sociale, Lubisha Karanfillovski, nënshkruan marrëveshjen për rritjen e rrogave për 5%. Me këtë rroga e shtatorit të specialistëve në klinikat universitare do të jetë më e madhe për 3.700 denarë, mjekët specialistë në spitalet e përgjithshme do të marrin rrogë më të madhe për 4.060 denarë, ndërkaq specialistëve në klinikat kirurgjike universitare do t’u rritet rroga për 4.500 denarë.
“Me nënshkrimin e marrëveshjes hapet rruga formale për rritje të rrogave të të gjithë punësuarve në shëndetësi për 5%, ndërsa rritja e rrogës bazë për përllogaritje të rrogës për të punësuarit në shtëpitë e shëndetit publik nga 12.654 den. në 13 286 denarë. Rritja do të fillojë të zbatohet me pagesën e rrogës së muajit shtator”,– deklaroi ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.
“Përfitimi më i madh është përmbushja e premtimit të qeverisë për rritje të rrogave dhe për ne si sindikatë. Ajo që është me rrëndësi është që kjo rritje e pagave u referohet të gjithë të punësuarve në shëndetësi”,- tha kryetari i SPSHFMS-së, Lubisha Karanfillovski.
Përpos rritjes së rrogave për 5%, kryeministri, Zoran Zaev, premtoi se qeveria do të vazhdojnë të punojnë për të krijuar shëndetësi me funksionale dhe efikase.
“Me rritjen e përqindjeve për kujdestari dhe punës jashtë orarit, dhe kjo rritje e rrogave, besoj që specialistët do të jenë më të kënaqur sepse vetëm ashtu do të japin më të mirën nga vetvetja dhe tërësisht do t’i përkushtohen pacientëve të tyre”,– u shpreh kryeministri i shëndetësisë, Zoran Zaev.
Njëherit u bë e ditur se prej disa muajsh po bisedohet edhe me shoqatën e mjekëve amë, me të cilët po shqyrtohet mundësia për realizimin e kërkesave të tyre, që përfshijnë rritjen e të ardhurave por edhe ndryshimin e sistemit të funksionimit. Ministri i shëndetësisë paralajmëroi se deri në fund të vitit do të përgatitet një pako masash edhe për mjekësinë amë. /RTM 2