Rriten pagat për 5 për qind për punëtorët në arsimin fillor dhe të mesëm

Vendimi për rritjen e pagave në arsim sot mbrëmë në seancën qeveritare, ndërsa rritja e pagave do të fillojë nga muaji shtator i këtij viti.

 

Qëllimi, siç thonë nga Qeveria, është përmirësimi i statusit të punëtorëve në shkollave fillore dhe të mesme, ndërsa me marrëveshjen konfirmohet edhe paga minimale.

Nga Sindikata e përshëndesin marrëveshjen për rritjen e pagave, por thonë se kjo duhet të jetë vetëm fillim dhe nxitje për rritjen e mëtejshme, veçanërisht në arsimin e lartë. Vetëm në këtë mënyrë sipas tyre do të përmirësohet edhe cilësia e arsimit në Maqedoni.

Me marrëveshjen, paga më e ulët e pagës i të gjithëve të punësuarve në shkollat fillore do të jetë 12.741 denarë, ndërsa paga më e vogël për të punësuarit në shkollat e mesme do të jetë 13.117 denarë.