Rrëzohet një mbikalim në Rio, shumë persona të lënduar


Dy persona janë lënduar më rëndë, ndërsa një numër i madh kanë kaluar me lëndime të lehta gjatë rrëzimit të mbikalimit mbi njërën nga avenitë kryesore në metropolin Rio de Zhanejro.

Aksidenti ka ndodhur mbi Aveninë Brazil. Bëhet fjalë për rrugë jashtëzakonisht të frekuentuar, arsyeja për rrëzimin ende nuk dihet.