Rrahje në Shkup, një person merr lëndime trupore


Tre persona të panjohur sot në bulevardin “Mitropolit Teodsij Golloganov” në Shkup kanë sulmuar personin F.S. i cili ka marr lëndime trupre, ku i është dhënë ndihma mjekësore në Spitalin për sëmundje kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup.

Siç informojnë nga MPB-ja, ngjarja ka ndodhur në ora 12:40 për shkak të mosmarrëveshjeve, dhe ka ardhur deri te prishja e rendit dhe qetësisë me sulm fizik.

Jo zyrtarisht personat janë njohur ndërmjet veti dhe kanë pasur keqkuptime.

MPB-ja punon për zbardhjen e rastit.