Rradhë të gjata para Ambasadës Gjermane, për një jetë më të mirë


Shkalla e lartë e papunësis në Maqedoni po bën që çdo ditë e mëshum të rritet numri i të rinjëve të cilët të ardhmen e tyre e shohin jashtë vendit. Rradhët e gjata të qytetarëve që presin para dyerve të Ambasadës së Gjermanisë në Maqedoni, për të marrë një përgjigje për vizë pune, tregon se Gjermani mbetet destinacioni i preferuar ku ata e shohin të ardhmen e tyre.

Edhe pse qytetarët që prisnin para dyerve të Ambasadës nuk deshën që të prononcohen para kamerës, ata në katër sy për Almakos, na treguan arsyet se pse po largohen nga vendi. Shkaku i vetëm që ata përmendën për largimin nga vendi ishte papunësia.

-E dini edhe ju pse ne po largohemi. Unë jam i ri dhe jam i të papunë, nuk e di çfar mund të pres ende nga ky shtet, shpresa e fundit për ne është që të largohemi nga vend,- deklaroi një i ri.

Përveç të rinjëve, për çdo ditë rritet dhe numri i më të rriturve të cilët largohen nga vendi. Për shkak të papunësis në Maqedoni, ata si destinacion zgjedhin Gjermaninë për të punuar në ndërtimtari.

-Siç e shihni edhe vetë, nuk na jepen më shumë mundësi këtu. Unë jam i rritur kam familje, të gjithë presin nga unë, për këtë sdi çfar të them nuk jam i kënaqur nga ky shtet,- thotë një tjetër qytetar.

-Nga rroga që marim këtu çfar të bëjmë sëpari herë, kemi fëmijë familje, duhet ta lëm vendlindje për të gjetur më mirë. Nuk kam koment,- deklaroi një qytetar tjetër.

Nga qendra për punësim dhe gjuhë të huaja Opportunity Macedonia, thonë se numri i të interesuarve për punsim jashtë vendit është duke u rritur në vazhdimsi, duke i vënë theks të veçantë sferës së shëndetësisë.

Interesi është shumë i madh, 114 persona kanë aplikuar tashmë për t’u punësuar në Gjermani, ndërsa shumica prej tyre janë nga sfera e shëndetësisë. Kjo kuptohet ka të bëjë pak a shumë me atë që qendra jonë theksin e ofertave për punësim e ka tek sfera e shëndetësisë,- thotë Elvira Memeti nga kjo qendër.

Ndryshe deri më tani Institucionet përkatëse në Maqedoni nuk kanë të dhëna konkrete për numrin e sakt të të rinjëve që migrojnë mbrenda vitit. Sipas të dhënave të fundit të Organizatës Botërore për Zhvillim Ekonomik, gjatë vitit 2013 nga Maqedonia janë larguar rreth 20 mijë banorë. Madje sipas hulumtimeve të organizatave joqeveritare që në focus kanë migrimin e të rinjëve, thuhet se çdo i dyti i ri në Maqedoni dëshiron të largohet nga vendi./Almakos