Roth: Të mos pengohet zgjidhja e qetë e kontestit për emrin


Ministri shtetëror gjerman i Çështjeve Evropiane, Mihael Roth, shfaqi mbështetje për procesin negociues midis Shkupit dhe Athinës dhe bëri thirrje për zgjidhje të qetë, pa pengesa.

Roth, i cili merr pjesë në këshillin e sotëm për punë të jashtme të BE-së, deklaroi:

“Sërish u takuam sot me ministrin e e Maqedonisë Dimitrov. Jemi mirënjohës për negociatat e përhershme midis Greqisë dhe IRJM-së. Jemi të gatshëm të japim çfarëdo mbështetje për zgjidhjen e emrit. U bëjmë thirrje të gjithë të mos pengojnë gjetjen e zgjidhjes paqësore. Bëhet fjalë për stabilitet dhe paqe në të gjithë rajonin dhe perspektivë evropiane është vegla më e mirë që parimet tona të merren parasysh. tejkalimi i kontestit për emrin është pikë shumë e rëndësishme, jam optimist për ditët në vijim”.