Rot: PSP duhet të vazhdon me punën e saj


Ministri shtetëror për çështje europiane në MPJ-në e Gjermanisë, Mihael Rot theksoi se Prokuroria Speciale Publike duhet të vazhdon me punën e saj, dhe nëse kjo nuk ndodhë që ti vazhdohet mandati për të cilën duhen 2/3 e votave, atëher duhet të integrohet si dikaster i rregullt në sistemin gjyqësor, transmeton Zhurnal.

Në pres konferencë pas takimit me Kryeministrin Zaev, Rot tha se nuk mund të heshtet për PSP-në. “Dy e treta e shumicës është parakusht për vazhdimin e mandatit të PSP-së, ndërsa më informuar se opozita është kundër, por mendoj se zgjidhja është që PSP-në ta integroni në instancat e rregullta gjyqësore dhe të vazhdon me punën e saj”, tha Rot.

Këtë zgjidhje e vërtetoi edhe Kryeministri Zaev i cili potencoi se mandatin për dorëzimin e lëndëve të reja në PSP ka përfunduar, por që punohet që kjo prokurori të integrohet në sistemin e rregullt gjyqësor.