Rot: Gjermania jep dritë të gjelbër për Maqedoninë


Ministri për Evropë në Ministrinë gjermane të Punëve të Jashtme Mihail Rot para takimit të sotëm të Këshillit për punë të përgjithshme në Luksemburg, deklaroi se Berlini është i gatshëm të japë dritë të gjelbër për fillim të negociatave me Maqedoninë dhe Gjermaninë.

“Qeveria gjermane është e gatshme t’i mbështesë Maqedoninë dhe Shqipërinë në rrugën e tyre drejt BE-së. Jemi të gatshëm të japim dritë të gjelbër dhe do të doja t’i inkurajoj edhe miqtë e tanë në Holandë dhe Francë të na bashkëngjiten”, tha Rot.

Në pyetjen se nëse pret që kjo të ndodhë sot, Rot thotë se nuk është tejet i sigurt, por që shpreson se do të ndodhë dhe se është optimist i përmbajtur.

Theksoi se stabiliteti, paqja dhe demokracia në Ballkanin Perëndimor është kyçe për të gjithë në BE.

“Për këtë arsye lartë i vlerësojmë përpjekjet që i ndërmarrin edhe Maqedonia dhe Shqipëria për përforcim të qeverisjes së të drejtës, gjyqësi e pavarur, luftë kundër korrupsionit”, tha ministri për Evropë në Ministrinë gjermane të Punëve të Jashtme.

Këshilli i BE-së për punë të përgjithshme sot në Luksemburg duhet të sjellë vendim për rekomandimin e KE-së për fillim të negociatave inkuadruese të Maqedonisë dhe Shqipërisë.