Ronaldo për herë të parë pas nëntë vitesh nuk do të luajë në gjysmëfinale në Ligën e kampionëve

Për herë të parë pas vitit 2010, Kristiano Ronaldo nuk do të luajë në gjysmëfinalen e Ligës së kampionëve. Ekipi i tij Juventus, mbrëmë në terrenin nikoqir humbi nga Ajaksi me rezultat 2:1 në ndeshjen kthyese dhe është eliminuar me rezultat të përgjithshëm 3:2.

Ronaldo shënoi gol, por ishte i  pamjaftueshme për suksesin e ekipi italian.

Veç kësaj, portugezi nuk arriti të luajë në gjysmëfinale në vitin 2010 kur Real Madridi humbi nga Olimpik Lion (0:1, 1:1) në gjysmëfinalen e turneut.

Me Realin e Madridit, Ronaldo katër herë e ka fituar Ligën e kampionëve.