Ronaldo i dashuruar edhe më tepër pas Irina Shayk, bëhet pishman pas ndarjes


Cristiano Ronaldo u ka thënë miqve të tij se, ai është ende i dashuruar me ish-të dashurën. Ylli i Real Madridit aktualisht është i lidhur me modelen spanjolle, Georgina Rodriguez, por mësohet të jetë shprehur se, është bërë pishman mbi ndarjen me Irina Shayk.

Ronaldo pas lidhjes me Georgina Rodriguez, i erdhi në jetë edhe një vajzë në nëntor.

“Ronaldo është bërë pishman, për mënyrën sesi i dha fund lidhjes me Irinën dhe është i interesuar ende për jetën e saj,” – është shprehur një mik i Ronaldos.

Ylli i Real Madrid, 33-vjeç, ka aktualisht 4 fëmijë, ku më i madhi djali i tij, Cristiano Jnr, ka nisur karrierën si futbollist, ndërkohë që, nëna e tij dhe ajo e dy binjakëve të cilët erdhën në jetë para se të lindte Rodriguez, mbahen të fshehtë nga Ronaldo.