Rita Ora aktore, flet në film shqip (video)


Rita Ora në vitin 2004, kishte luajtur në filmin kriminalistik britanik, “Spivs”, ku interpretoi rolin e një vajze me emrin Rosana.

Kjo është ndër paraqitjet e saja të para në një projekt artistik. Shumë mund ta njohin Rita Orën nën petkun e një këngëtareje shumë të suksesshme, por ajo e kishte nisur duke qenë protagoniste filmash.

Rita Ora në këtë film flet gjatë tërë kohës shqip, ndërsa portretizon një vajzë shqiptare e cila gjendet nga disa kontrabandues.