Rikonstruimi i Qeverisë sot në mbledhje të Kuvendit


Во случај изборите да се одржат на 28 јуни новиот собраниски состав би се конституирал околу 18 јули. Според тоа, Северна Македонија, најверојатно, ќе заокружи најмалку пет месеци без функционален парламент

Kuvendi sot në kuadër të mbledhjes së 103 duhet t’i votojë propozimet për shkarkimin e anëtarëve të Qeverisë dhe zgjedhjen e ministrave të rinj.

Deputetët do të votojnë për zgjedhjen e Trajan Dimkovskit për ministër të ri të Bujqësisë, Naser Nuredinit për ministër të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Hysni Ismailit për minsitër të Kulturës, Goran Milevskit për ministër të Vetëqeverisjes Lokale, Sadulla Durakit për ministër për Sistem Politik dhe marrëdhënie mes bashkësive dhe kryeministrit Zoran Zaev për ministër të Financave, funksion që do ta kryejë për një kohë të caktuar së bashku me funksionin kryetar i Qeverisë.

Kuvendi duhet t’i shkarkojë Dragan Tevdovskin nga funksioni ministër i Financave, Ljupço Nikollovski nga funksioni ministër i Bujqësisë, Suhejl Fazliun nga funksioni ministër i Vetëqeverisjes Lokale, Sadulla Durakin nga funksioni ministër i Mjedisit Jetësor, Zoran Shapuriq nga funksioni ministër pa resor i angazhuar për investime dhe Hazbi Likën nga funksioni ministër pa resor i angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes kornizë.

Emrat e ministrave të rinj në Qeveri. kryeministri Zaev i kumtoi të dielën në Vallandovë, pas çka propozimi iu dorëzua kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi.

Të gjitha ndryshimet kadrovike në pushtetin ekzekutiv, Zaev pret të përfundojnë deri në fund të muajit dhe paralajmëroi se pret në rikonstruim të bëhet ndërrimi edhe i 20 vendeve në pushtetin qendror.

Në kuadër të kësaj mbledhje deputetët duhet t’i shqyrtojnë edhe Propozim vendimin për ndryshim të Vendimit për miratim të vazhdimit të afatit për ekzistim të gjendjes së krizës për shkak të vëllimit të rritur në hyrje dhe tranzitim të emigrantëve nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Propozim ligjin për kthim të një pjese të tatimit të vlerës së shtuar për personat fizik, me procedurë të shkurtuar dhe Propozim vendimin për dhënie të pëlqimit për Statutin e Universitetit në Tetovë.